E rrahën si barbarë dhe e përdh*nuan, dëshmi tronditëse për dhunën ndaj shqiptarit në Greqi (VIDEO)
Pëlqej
Akuza të rënda ka ngritur 19 vjeçari shqipatar i ndodhur në paraburgim i akuzuar për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaludhi.

Sipas tij një grup të burgosurish e kanë goditur dhe më pas e kanë përdhunuar.

Sipas gazetës greke “Tanea”, i riu u ka thënë policëve që e shoqëronin për në spitalin Evangjelizmi se e kanë përdhunuar.

Doktorët e spitalit pas kontrollit të bërë nuk e kanë vërtetuar një gjë të tillë dhe pasi është parë që është mirë i riu është kthyer sërish në qeli.

Por sot ai u ka thënë autoriteteve të burgut se të tjerë të burgosur e kanë goditur dhe më pas e kanë përdhunuar.

Policë nga rajoni i polisisë së Kapandritit kanë shkuar në burg për të marrë sërisht dëshmi nga 19 vjeçari.

19 vjeçari është transferuar ne nje burg tjeter.
Shtuar më 11/12/2018, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori