Broja “kërcënon” Werner, shifrat e shqiptarit fusin në mendime Thucel

Në pak kohë Armando Broja është kthyer në një nga sulmuesit më të lakuar në Premier League.

Broja shihet si një bekim në shtëpinë e Southampton, një idhull për tifozët dhe një opsion shumë cilësor për trajnerin Ralph Hasenhutll.

Tekniku i ‘shenjtorëve’ është i bindur se Broja i ka të gjithë aftësitë për të rivalizuar edhe me Timo Werner, gjithnjë pasi të këtë përfunduar periudhën e tij të huazimit tek Southampton.

Në fakt, kjo deklaratë e Hasenhutll nuk është pa baza. Timo Werner shihej nga drejtuesit e Chelsea si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, për këtë arsye investuan 47 milionë paund, por shifrat e tij tregojnë të kundërtën.

Që nga koha kur zbarkojë në Londër, Werner ka shënuar vetëm 7 gola në Premier League pavarësisht se është aktivizuar në 44 ndeshje.

Ndryshe nga Werner, Broja ka shënuar 4 gola vetëm në këtë sezon, e të mendosh që ndeshjet e tij si titullar janë me pikatore, 6 gola ka shënuar në total Broja këtë sezon me fanellën e Southampton.

Kjo rritje e madhe e sulmuesit shqiptar ka bërë që edhe trajneri Tomas Thucel të futet në mendime, të rivlerësojë situatën me sulmin pasi në kontratën e huazimin, Chelsea ka të drejtë ta rikthejë shqiptarin në shtëpi që në merkaton e janarit.


Shtuar 30.12.2021 16:16