E pesta e vërteta? Rama jep një tjetër datë për mbarimin e Tiranë-Elbasan (VIDEO)
Kryeministri Rama ka premtuar katër herë hapjen sa më shpejt të rrugës Elbasan-Tiranë që kur ka ardhur në pushtet, por kjo është shtyrë vazhdimisht.

Sëfundmi ai ka premtuar edhe njëherë hapjen e rrugës më datë 17 maj, kjo për të pestën herë.

Premtimi u bë gjatë inspektimit të rrugës me ministren e re të Infrastrukturës Belinda Balluku.

Gjatë vizitës në kantier, Rama bisedoi me një prej inxhinierëve të rrugës, i cili tha se kostoja është dyfishuar në krahasim me planin që kishte në fillim të punimeve.

Po ashtu inxhinieri tha se rruga do të jetë e hapur në të dyja krahët e saj në datën 17 maj, ndërsa shtoi se po punohet që ana e majtë të hapet që në fillim të marsit.

Rama teksa poston videon shkruan: Më në fund drejt përfundimit, pasi u kthye në shembëlltyrën më kuptimplotë të rrugëve të lëna rrugëve dhe të kostove marramendëse financiare e jo vetëm…”
Shtuar më 22/01/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori