La të vdekur 19 fëmijë e dy mësues, zbulohet mesazhi rrëqethës

Adoleshenti i cili ka terrorizuar ditën e sotme Teksasin, në sulmin në një shkollë fillore që la të vdekur 19 fëmijë dhe 2 mësues, zbulohet e para nisjes së sulmit i ka dërguar një mesazh ku zbulonte disa nga detajet, një vajze të rastësishme, me të cilën nuk njihej.

“Kam një sekret të vogël që dua të ta zbuloj. Unë do të…”, ishte mesazhi rrëqethës i 18-vjeçarit.

Salvador Ramos dërgoi një mesazh privat një llogarie në rrjetin social Instagram, llogari në emër të një vajze nga Kalifornia, të cilës i kërkoi të postonte fotot e dy armëve AR-15s dhe një reviste armësh të cilën e kishte blerë javën e shkuar.

Vajza ka bërë publike mesazhet e shkëmbyera mes tyre dhe ka siguruar se as nuk e njeh djalin dhe nuk e kupton se përse ai zgjodhi pikërisht atë për ta etiketuar në fotot e armëve.

“Dua të qartësoj se nuk e nuk e kuptoj përse më zgjodhi mua për të më etiketuar në foto. Më vjen shumë keq për viktimat dhe familjet e tyre. E vetmja arsye se përse zgjodha ti përgjigjem mesazheve të tij, është sepse kisha frikë nga ai”, ka shkruar vajza.