E përplas kamioni, digjet makina me 5 persona brenda (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në autostradën që lidh Stambollin me Edirnenë në Turqi, ku një automjet ka shpërthyer në flakë pas përplasjes duke u marrë jetën 5 personave.

Sipas "DHA", autovetura me 5 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, po udhëtonte për në Edirne në ditën e dytë të Bajramit, kur është përplasur nga pas nga një kamion i drejtuar nga Mehmet V.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina me targa 67 AV 778 ka shpërthyer në flakë. Megjithë ndërhyrjen e dëshmitarëve okularë për shuarjen e flakëve, ato u përhapën me shpejtësi dhe asnjë prej 5 personave në makinë nuk u arrit të shpëtohet.
Shtuar më 05/06/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori