E përgjoi Tahiri? Zbulohet kur folën Agron Xhafaj dhe dëshmitari X (VIDEO)
Pëlqej
Ashtu siç Albeu.com kishte shkruar dy ditë më parë, përgjimi mes Agron Xhafajt dhe dëshmitarit X, i cili mësohet të jetë Albert Veliu ka ndodhur katër muaj më parë.

"Katër muaj më parë, unë e kontaktova Agron Xhafajn për t'i kërkuar një nder. Unë nuk do t'a bëja atë rrugë, sepse doja të isha i pastër me shtetin. Doja të provoja se kush ishte Agron Xhafaj, që kisha punuar më parë", është duke theksuar ai në videon që ka po transmeton PD.

"Unë e dija se ai merrej me drogë. Më tha se mund t'a kalonim drogën nga Shqipëria në Itali", vijoi ai.

"Siç ja bën një njeriu ashtu do t'a pësosh. Sot është ai dikushi, kurse unë jam pa bukë në shtëpi".

"Kishte lidhje me drejtorin e Vlorës dhe këtë shefin e kufirit. Ramë dakord për 100 kilogram hashash. Arrita të bëja 20 duke i blerë me lekë borxh. Agroni do të më ofronte transportin sepse ata i kishin gomonet. Ishin zgjidhur të gjitha gjërat, rruga ishte e hapur". /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori