E paprecedentë! Berisha publikon pamjet skandaloze nga Fieri (VIDEO)
Një "miting" i paprecendentë ndodhi ditën e djeshme në Levan të Fierit ku u bë një rrumujë e madhe pa asnjë lloj distance ndërkohë që po shpërndaheshin ndihma.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe ditën e sotme ku pamjet janë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ka publikuar një video nga një qendër ku shpërndahen ndihma dhe shkruan përkrah saj së në pakon e mjerimit dhe mashtrimit, u japin të mjerëve edhe Covid-19.

Reagimi i Berishës:

Kesaj i thone zeher kafshate!

Per te ngopurin e Surrelit qe gromesine nga babzia dhe shampanjat super te shtrenjta e tret tulet e majmerise me Joga ne Saraje te ndertuara me pikat e gjakut dhe djerses te te varferve, dje fajet i kishin ishdeputete te PD qe luanin me romet dhe jo barku bosh e pakot qesharake qe ju ofrojne atyre si ndihme Ndrikull Xhaçka dhe narkokryetar monist Subashi! Krim i vertet.

Miq, me rimet dhe te gjithe te mjeret e Shqiperise po luan shpirtkatrani Edvin Kristaq Hajduti dhe narkohajnat e tij qe plaçkisin ndihmat dhe i lemeritin njerzit me uri.Keto dkeba te sotme deshmojne narkoqeveritaret se bashku me pakon e mjerimit dhe mashtrimit u u japin te mjereve edhe covid19. Kesaj i thone kafshate zeher! Krim, krim shtetror!sb

Shtuar më 15/04/2020, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori