E nxorrën nga kafja dhe e ekzekutuan, kush është i riu që u vra në Tiranë (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në Astir, Tiranë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se i riu është shtetasi Vilson Tafçiu, 28 vjeç.

Mësohet se Tafçiu ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Astirit.



I riu dyshohet se është thirrur nga persona të tjerë dhe sapo ka dalë nga kafja është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /albeu.com/



Shtuar më 20/01/2020, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori