PDIU braktis Edi Ramën
E moshuara acarohet nga flamuri serb dhe niset t'a grisë (VIDEO)
Pëlqej
Një incident ka ndodhur sot jashtë Gjykatës së Hagës, ndërsa brenda jepej dënimi për kriminelin e luftës në Bosnjë, Ratko Mlladiç.

Një shtetas serb ka bërtitur “Ratko Mladic është hero” dhe ka shpalosur flamurin e Serbisë. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i një gruaje nga Bosnja. Bakira Haseçiç, kryetare e shoqatës “Gra-viktima të luftës”, shoqatë civile nga Bosnjë dhe Hercegovina tenton t’i marrë flamurin dhe t’ia grisë.

Videoja është filmuar nga të gjitha mediat, ndërsa serbi dhe e moshuara zhvillojnë një ‘dyluftim’ për flamurin e Serbisë. Më pas ka ndërhyrë policia lokale duke qetësuar situatën.

Tribunali i Hagës, ka dënuar sot me burg të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç 74-vjec.

74-vjeçari është përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Mlladic akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.
Shtuar më 22/11/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori