E mbani mend Simbën? Kështu duket "Mbreti Luan" i digjitalizuar (FOTO & VIDEO)
Mbreti Luan” pritet të dalë në version të dixhitalizuar në pranverën e 2019-ës.

Versioni i ri i Mbretit Luan, i publikuar për herë të parë në vitin 1994 është një ripunim me teknologjinë e fundit të grafikës dhe animacionit.

I drejtuar nga Jon Favreau, filmi është realizuar me teknika kinematografike avant-guarde, për t’u dhënë një dimension të ri jete personazheve të famshëm të filmit. Klasiku i Disneyt është një ndër sukseset më të mëdha në historinë e filmave vizatimorë, me një fitim prej 968.8 milionë dollarësh.

Kur u shfaq për herë të parë në sallat e kinemasë, “Lion King” fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale, e cila titullohej “Can you feel the Love tonight”, kompozuar nga Elton John Dhe Tim Rice; dhe një për kolonën zanore më të mirë, të kompozuar nga Hans Zimmer, shkruan TCH.

Gjithashtu vlen të përmenden edhe dy Grammy Awards të fituar. Albumi i kolonës zanore ka shitur më shumë se 14 milionë kopje. Në vitin 1997 versioni teatral i “Mbretit Luan” u shfaq në Broadway duke fituar 6 çmime “Toni Awards”.

Mbreti Luan është vënë në skenë në të gjithë botën dhe është përkthyer në 8 gjuhë të huaja. Nga realizimi i fundit filmik priten ende shumë surpriza.
E mbani mend Simbën? Kështu duket "Mbreti Luan" i digjitalizuar (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 24/11/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori