E kundërshton konkurrenti, Renato Mekolli "çmendet" në kuzhinë (VIDEO)
Pëlqej
Shefi i kuzhinës Renato Mekolli është kthyer në një nga personazhet më të kritikuar të ekranit shqiptar, që kur u bë pjesë e programacionit "Hell Kitchen".

Siç ndodh shpesh Renato edhe mbrëmjen e djeshme ai është konfiktuar me kushzinierët ku ka pasur edhe kundërshtime.

Konkurrenti kishte harruar pa pastruar karkalecat dhe Renato e urdhëron ta marrë tiganin e ta hedhë.

“S’dua”, ja kthen konkurrenti duke e kundërshtuar shefin e kuzhinës disa herë. Renato nxehet dhe e hedh tiganin me nerva.

“Dil përjashta shpejt, më thua mua s’dua ti”, dëgjohet të thotë Renato. Konkurrenti largohet dhe kthehet prapë duke i kërkuar të falur, por Renato i përgjigjet: “Dil përjashta dhe mos u fut më në kuzhinë, zhduku, më thua mua më fal, idiot”. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori