“Afrohu dhe puthëm si herën e parë”, të ribashkuar, Donaldi i këndon Borës dedikimin në “Sunny Hill” (VIDEO)

Donald Veshaj është ngjitur mbrëmjen e djeshme në skenën e “Sunny Hill Festival” bashkë me Elgit Dodën e Romeon.

Ai këdoi aty edhe këngën “Hesht” të cilën do ta publikojë më 1 shtator dhe Albeu.com ju mundëson videon më poshtë. Kënga ishte qartë një dedikim për Bora Zemanin me të cilën konfirmuan ribashkimin vetëm pak më vonë me një foto nga i njëjti Festival.

“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë”, është një pjesë e tekstit të këngës së Donaldit./albeu.com/