Sot Archie feston ditëlindjen e parë dhe në rrjet po qarkullon video e rallë e tij (VIDEO)

Djali i Meghan Markle dhe Harry-t, feston sot 1-vjetorin e lindjes. Që prej lindjes, bebi Archie ka bërë disa dalje publike me prindërit e tij .

Ditën e sotme, në rrjet ka qarkulluar një video shumë e ëmbël e të voglit, i cili qëndron në prehërin e Meghan Markle teksa ajo i lexon një përrallë.

Çfarë u ka rënë më shumë në sy ndjekësve është fakti që Archie është një kopje e miniaturë e Harry-t, kur ishte në moshën e të birit.

Teksa Meghan lexon përrallën, vogëlushi përpiqet të shfletojë librin, ndërsa dukesha dhe partneri i saj qeshin me veprimet e tij.

Me dëshirën e tyre, Meghan dhe Harry tashmë nuk janë më pjesë e familjes mbretërore dhe po vazhdojnë jetën të lirë.

Në muajin mars ata përfunduan edhe detyrat e fundit mbretërore dhe tashmë janë larguar edhe nga Anglia.


Shtuar 6.05.2020 13:38