Makina përplas këmbësoren të vijat e bardha në Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Një makinë ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeç  te vijat e bardha në Rrugën e Dibrës.

Policia bën me dije se shoferja e makinës duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen 60 vjeçe.


Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policise

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen 60 vjeçe.

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 15:39