Sulmohet me raketa ambasada amerikane
Zona Jeshile (Green Zone) në qytetin e Bagdatit është goditur nga një raketë ‘Katjusha’, raporton Reuters. Kjo zonë e kryeqytetit të Irakut është pjesa më e mbrojtur sepse brenda saj ndodhen godinat qeveritare dhe ambasada e SHBA-ve. Nga ky sulm nuk ka asnjë viktimë por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se sulmi është kryer nga milicët shiit qe mbështetën nga Irani.

“Një raketë Katyusha ra në mes të Zonës Jeshile pa shkaktuar viktima, detajet do të vijnë më vonë,” tha ushtria e Irakut në një deklaratë të shkurtër, ndërsa mësohet se sulmuesit nisën 3 raketa.

Një pajisje që shërben për lëshimin e kësaj rakete u gjend më vonë në distriktin al-Sina, në Bagdatin lindor dhe zona tashmë është rrethuar për të hetuar ngjarjen.

Stafi diplomatik i SHBA u evakuua pak ditë më parë nga ambasada në Bagdad dhe konsullata në Erbil pikërisht për sinjalizime se mund të ndodhnin sulme të tilla.

Zona Jeshile është shënjestruar vazhdimisht gjatë pushtimit të Irakut nga forcat e SHBA që përfundoi në 2011. Një incident i ngjajshëm është regjistruar Shtatorin e vitit 2018 kur tre predha ranë në këtë zonë pa shkaktuar viktima.

Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë rritur së fundmi për shkak të sanksioneve ekonomike por qeveritë e të dy vendeve kanë thënë se nuk duan ti çojnë ato drejt konflikteve ushtarake.
Shtuar më 19/05/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori