E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Shpërthen në flakë një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç, plagosen 6 persona (VIDEO)
Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen në flakë të një karburanti në kryqëzimin e Shën Kollit në superstradën Lezhë-Laç.

Dyshohet se nga kjo ngjarje janë plagosur 6 persona.Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarje duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të disa prej banesave pranë karburantit ku ndodhi shpërthimi.

Policia ka dhënë informacion paraprak lidhur me flakët që kanë përfshirë pikën e karburantitsuperstradën Lezhë-Laç. Ajo njofton se nga shpërthimi janë lënduar 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drejt repartit të djegies në Tiranë për një mjekim të specializuar.

"Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.

5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten. Zjarrëfikësit po punojnë për elemimin e plotë te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit", njofton policia.
Shtuar më 24/08/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori