Shkrumbohet nga flakët autobusi me pasagjerë në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit (VIDEO)
Një autobus ka marrë flakë në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Situata ka qenë e rënduar, për shkak edhe të trafikut të dendur, por edhe për faktin se në autobus kanë qenë shumë pasagjerë nga Kosova qe udhetonin drejt Shqiperise.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi, sapo shoferi ka parë flakët në pjesën e përparme të mjetit.

Forca të Policisë, si dhe automjeti zjarrfikës me shërbim në tunelin e Kalimashit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të normalizuar situatën.

Sicc duket edhe nga foto, autobusi thuajse është djegur plotësisht.


Shtuar më 12/08/2019, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori