Plas keq në Kukës, mbështetësit e PD-së shqyejnë derën me kamioçinë (VIDEO)
Mbështetësit e opozitës po djegin goma para KZAZ, nr 11 të Kukësit në palestrën e gjmnazit të qytetit.

Përplasje dhe gaz lotsjellës - FNSH ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ndodhej para KZAZ.

Mbështetës të PD-së, policia bashkiake kërkojnë të hyjnë në KZAZ për të larguar materialet zgjedhore në mbështetje të dekretit të presidentit, ndërkohë që policia e shtetit dhe FNSH po përpiqen ti ndalojnë.

Gazetari i RTV Ora informon se ka pasur debat mes policisë bashkiake dhe policisë së shtetit.

"Në momentin kur është tentuar të thyhet dera FNSH ka hedhur gaz lotsjellës" informon gazetari i RTV Ora, Ervin Mehmeti.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi i kërkon policisë të mbështesë bashkinë dhe i bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje

"Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve. Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar. Ministri i Brendshëm të marrë masa për zbatimin e ligjit në krah të qytetarëve. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR të mbajnë një qëndrim"
Shtuar më 19/06/2019, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori