Andrea Pirlo rrëfen momentin më të vështirë të karrierës

Ish-mesfushori kampion bote me Italinë dhe lojtari simbol i Serie A në dekadat e fundit, Andrea Pirlo ka fituar gjithçka të mundshme në një karrierë që erdhi gradualisht në rritje. I konsideruar si një nga lojtarët me të fortë të gjeneratës se tij edhe Pirlo ka pasur momentet “jo” të karrierës por ai ndalet te një epidod në veçanti.

“Kam vrapuar me mijëra kilometra dhe luajtur shumë finale, por nuk e kam ndjerë më shumë në vështirësi veten se sa në finalen e vitit 2015 me Barcelonën. Në minutën e 90 në zonën tonë pashë të gjithë lojtarët e Barcelonës kur ata po kryesonin me dy gola avantazh.

Falë Xavit dhe Iniestas isha në gjendje të bëja punën që do të bënte një 20-vjeçar por në fund u ndala dhe qava gjatë sepse doja t’i jepja lamtumirën futbollit me një trofe të UEFA Champions League”.