E FUNDIT/ Ka të vdekur, kamioni futet në mes të turmës në qytetin shqiptar (VIDEO)

Një aksident i rendë ka ndodhur pak më parë në Gjilan, ku një kamion mallrash ka humbur kontrollin dhe është futur në rrugë ku kalonin mjaft qytetarë.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Albeu.com se deri më tani janë konstatuar disa të lënduar nga kjo ngjarje, ndërkohë nga vendi i ngjarjes raportohet se ka disa të vdekur dhe të lënduar.

Kjo gjë mbetet për t'u konfirmuar edhe zyrtarisht.




Është ende e paqartë se si ka ndodhur ky aksident, pasi ngjarja u shënua në një moment ku në rrugën në fjalë ka mjaft qarkullim.

Shtuar më 07/03/2019, ora 14:56
Tage: kamioni

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori