Kapet super-gomonia në Vlorë, 37 të arrestuar në Shqipëri e Itali (FOTO & VIDEO)
Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane, ka arrestuar 10 persona në Shqipëri në kuadër të një operacioni anti-drogë.

Në total, janë arrestuar 37 persona, ndërsa u sekuestruan 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në kuadër të këtij operacioni në Vlorë është sekuestruaR edhe një gomone me dy motorë të fuqishëm, e cila i përkiste këtij grupi kriminal.

Gomonia është kapur në njërën prej magazinave të grupit kriminal.

Operacioni vijon në Itali dhe autoritetet italiane janë duke kryer arrestime të reja. Pritet që në lidhje me këtë, autoritetet fqinje të dalin në një konferencë për shtyp në orën 12:00.

Veprimtaria e grupit kriminal ka nisur që në vitin 2015 ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.
super-gomone

Shtuar më 30/06/2020, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori