Festë në “Loro Boriçi”, Vllaznia barazon rezultatin ndaj Craiovas (VIDEO)

Pas pjesës së parë të mbyllur me avantazhin minimal të miqve të arritur pikërisht në limit fale një penalltie të ekzekutuar saktë nga Ivan, Vllaznia është kthyer fuqishëm në të dytën.

5 minuta nga nisja e pjesës së dytë shkodranët kanë  barazuar me Hoxhaj.

Tanimë  vendasit do të tentojnë pse jo golin e përmbyesjes për të dalë me fitore nga kjo ndeshje./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 22:15