Erion Veliaj qëllohet me vezë (VIDEO)
Pëlqej
Ditën e sotme kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt i ka ndodhur një incident.

Ndërkohë që ndodhej pranë hotel "Plaza" Veliaj është qëlluar me vezë.

Siç mund t'a shihni në video, Veliaj është treguar mjaft i shpejtë dhe është shmangur.

Mësohet se Veliaj është qëlluar me vezë në kokë nga ana e të rinjve të FRPD-së, teksa ishte duke u futur për takimin me artistët.

Kanë qenë disa të rinj të cilët e kanë qëlluar me vezë Erion Veliajn në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. /albeu.com/




Shtuar më 14/06/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori