Do shpërndajë Kuvendin? Ndiqni konferencën e Metës (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat duke sqaruar sërish vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke theksuar se Kushtetuta nuk përcakton datën e zgjedhjeve.

Meta tha se ka dalë për të sqaruar "çdo përkthim të gabuar të Kushtetuës në gjuhë të huaj".

"E mora këtë vendim duke parë që të dyja palët e kishin vendosur datën 30 qershor si ditën kur do të përplaseshin", tha Meta duke shtuar që nuk mund ta lejonte këtë përplasje civile nisur edhe nga detyra si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në media dhe qarqe të caktuara politike ka patur spekulime se Presidenti do të shpërndante Parlamentin, megjithatë Meta nuk la të kuptohet një gjë e tillë.

Meta u pyet nëse druhet se do të ketë fatin e Allendes duke thënë se nuk e kuptonte se pse donin që ta shkarkonin.

"Unë jam ofruar për ta lënë këtë detyrë duke qenë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhej për të zgjidhur ngërçin politik në vend. Nuk e kuptoj, këtyre u intereson zgjidhja e krizës apo shkarkimi i Presidentit. Nëse u intereson kriza, hajde ta zgjidhim krizën dhe ikën Presidenti", tha Meta.

"Basha e ka marrë vesh këtë vendim në orën 19:00 apo 19:10 kur filloi mitingu. Ajo bisedë është regjistruar përmes sekretarisë telefonike ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu ku i thamë se do të bëhej publik vendimi për të shfuqizuar zgjedhjet për të çtensionuar maninestimin. Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozitës, përkundrazi opozita ka çështje mjaft të drejta që i ngre. Opozita ka çështje të drejta që i ngre që unë i kam mbështetur, por kanë edhe tekat e saj. Unë nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e opozitës", vijoi Meta.
Shtuar më 11/06/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori