E dashura franceze e djalit të Pirro Çakos publikon videon romantike (VIDEO)
Është e sigurt se Anthony Çako, djali i ish-çifitit Inva Mula dhe Pirro Çako, po ndjek rrugën e prindërve sa i përket artit.

Së shpejti atë do ta njohim si producent të muzikës elektronike, për të cilën ka nënshkruar edhe një kontratë me një prej kompanive më të rëndësishme diskografike në Francë, dhe po punon për albumin e tij të parë.

E mahnitur nga talenti i tij është edhe e dashura franceze e quajtur Marie, e cila publikon shpesh herë në profilin e saj në Instagram, foto dhe video që tregojnë talentin e Anthony-t, Icon Style.

Në videon e fundit, çifti shfaqet pranë pianos, teksa Anthony luan një melodi mjaft të ëmbël. Marie fokuson foton e tij me të motrën e vendosur në një kornizë sipër pianos, dhe më pas gjysmën e saj.

Marie është një modele franceze shumë tërheqëse, me flokë biondë dhe vetulla të errëta që të kujton tipin e vajzave rebele e njëkohësisht sensuale.

Ata janë njohur në Paris, përmes një shoku të përbashkët dhe shihen shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Anthony madje e ka sjellë edhe në Shqipëri partneren e tij, për të bërë pushime bashkë me nënën Inva Mula. /albeu.com/


Shtuar më 22/08/2018, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori