E BUJSHME/ Mafiozi i Ndragheta-s fluturoi me avionin e ministrit shqiptar (VIDEO)
Televizioni publik italian RAI ka publikuar një histori investigative rreth mafiozit italian Antonino Vadala, pjesë e nëntokës italiane ose klanit të njohur me emrin Ndrangheta, i cili akuzohet për trafik droge, armësh, vrasje, zhdukje personi, etj.

Hulumtimi i gazetares Maria Grazia Mazzola nuk përfundon vetëm me italianin.

Rasti implikon edhe politikanë të lartë Sllovak përfshirë ish-kryeministrin sllovak Robert Fico si edhe një ministër të Kosovës.

Vadala, i cili në Itali akuzohet për trafikim me drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish –Kryeministrit Fico.

Gazetarja Mazzola duke folur për mediat është shprehur si kryeministri sllovak e ka mbajtur afër vetës Maria Trooskova’n afër vetes kur e ka ditur për lidhjet e saj me mafiozin Vadala.

Sipas RAI, nga përgjimet bëhet e ditur se Vadala, që është pjesë e mafisë kalabreze, ka udhëtuar me aeroplan të Ministrit Kosovar, por ia përmendur emrin dhe pa dhënë detaje tjera.

Shtuar më 03/04/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori