E bënë edhe këtë?! Trafikantët fshehin 8 kuintal kokainë në gurë (VIDEO)
Trafikantët kanë shpikur mënyra të ndryshme për të fshehur drogën, por ky rast është i jashtëzakonshëm.

Policia spanjolle ka bllokuar një ngarkesë prej 188 000 kg gurë, pasi në të u konstatuan sasi të mëdha droge.

Video tregon se oficerët përdorin çekiçë masivë në një depo të mbushur me gurë.

Si rezultat i operacionit u arrestuan 11 persona ndërsa bëhet e ditur se agjentët gjetën 785 paketime, të cilat mbanin nga rreth 1 kilogram.

Të arrestuarit ishin pjesë e një organizate të përbërë nga qytetarë kolumbianë dhe venezuelas.
Shtuar më 10/06/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori