Aksident në Rrogozhinë, makina përplas dy fëmijët, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy të miturit janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve, teksa policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.06.2023 21:34