EMRI/ Ndoqi klientin me thi*ë në rrugë pasi u ankua për faturën, ky është pronari i lokalit në Sarandë (VIDEO)

Është zbuluar emri i pronarit të lokalit në Sarandë që ndoqi me thikë klientin e tij në rrugë.

Bëhet fjalë për një 48-vjeçar, të quajtur Alban Çobaj.

Në videon e publikuar nga JOQ, e cila u bë virale në rrjet, shihet se si 48-vjeçari ndjek me thikë në rrugë klientin e tij.

Pas ngjarjes Çobaj është shpallur në kërkim nga policia.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ngjarje të shëmtuara ndodhin në Shqipëri, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)