Duhej të qanin, por të pranishmit ia plasin të qeshurës gjatë ceremonisë së varrimit (VIDEO)
Varrimi i një person është një
ngjarje e dhimbshme për familjarët dhe të afërmit që e shoqërojnë atë deri në
banesën e fundit, megjithatë gjatë një ceremonie në Irlandë të pranishmit ia kanë plasur të qeshurës.
Ata ishin mbledhur për të dërguar në
banesën e fundit veteranin e ushtrisë
Shay Bradley, i cili kishte ndërruar jetë pak ditë më parë, teksa një moment nga varri filloi të vinte një zë teksa thoshte: "Hej, më nxirrni nga kjo gropë e zezë, ku më keni futur? Wshtë një prit aty sipër, e shoh atë. Unë jam
Shay dhe doja t'ju thoja mirupafshim për herë të fundit".
Nuk bëhet fjalë për një
ngjarje që lidhet me forca të mbinatyrshme apo me faktin se burri mund të ishte futur i gjallë në arkivol, por zëri erdhi prej një mesazhi të regjistruar më parë nga i ndjeri duke dashur që t'ia bëjë më te lehtë ikjen e tij të afërmve, raporton Albeu.com.
Para se të ndërronte jetë ai regjistroi këtë zë duke synuar që gjatë ceremonisë së varrimit, të afërmit të qeshnin krahas të qarës që është normale në raste të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2019,
ora 15:40