Dubai do të transportojë njerëzit me autobusë robotë (VIDEO)
Autoritet në Dubai kanë blerë një rrjet me 25 autobusë të pod-eve robotikë për të transportuar njerëzit në një ishull të bërë nga vetë njerëzit.

Mendohet që një ditë sistemi do të arrijë të transportojë (vajtje-ardhje) deri në 10.000 njerëz çdo orë.

E njëjta firmë është pas rrjetit të pod-eve autonomë që operojnë në qytetin Masdar, fqinj me Abu Dhabin, që mbante katër pasagjerë njëkohësisht.

Ky rrjet i mjeteve të transportit pritet të bëhet funksional në fund të vitit 2018 ose në fillim të 2019. Kjo është pjesë e përpjekjeve të Dubait për të siguruar që 25 për qind e të gjitha udhëtimeve në qytet të bëhen nga sisteme të automatizuara, deri në vitin 2035.

Shtuar më 28/03/2017, ora 17:01
Tage: HGUYOFO

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori