Dua Lipa, përmes videos: Hej, Prishtina me zor po pres t'ju shoh (VIDEO)
Sot artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të zbarkojë në Prishtinë.

Ajo do të qëndrojë për tri ditë rresht në kryeqytet, deri më datën 10 gusht, kur do të performojë në natën e parë të Festivalit Sunny Hill.

Këngëtarja jonë tashmë është nisur për në kryeqytetin e Kosovës, ku pritet të arrij gjatë mesditës së sotme.

Bukuroshja jonë ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa ka thënë në gjuhën shqipe se mezi po pret të vi në Prishtinë.

“Hej Prishtinë, Dua këtu, rrugës jam. Mezi po pres t’ju shoh më 10 gushtSunny Hill Festival”, ka thënë ndër të tjerash zeshkania.

Ndryshe, tashmë kanë nisur të arrijnë në vendin tonë edhe artistët tjerë që do të performojnë në festivalin muzikor.

Action Bronson ka arritur në Kosovë, ku ka mbajtur një konferencë për shtyp para medieve vendore dhe ndërkombëtare.
Shtuar më 08/08/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori