Aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, rritet numri i viktimave

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në Qafë-Muzinë.

Një furgon tip “Jeep” pasi është përplasur me një fuoristradë  dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 persona (2 gra dhe 3 burra), të cilët kanë qenë në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë.

Mësohet se furgoni ka rënë nga 25 metra lartësi.

Policia dhe ambulance kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 16:46