Mungon vetëm zyrtarizimi, Ngo bëhet me skuadër te re

Pas aventurës pozitive me skuadrën e Tiranës, sulmuesi shtatlartë Majkëll Ngo do të nisë një aventurë të re në kampionatin turk.

Sipas “hurriyet.com.tr”, 27-vjeçari ka arritur akordin me klubin e Menemenspor, që luan në ligën e parë të Turqisë, teksa pritet që të bashkohet me skuadrën e re brenda javës.

Kujtojmë që Ngo këtë sezon, ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm te kampionët e Shqipërisë, duke realizuar 13 gola, si dhe dha një numër të konsiderueshëm asiste, duke u shndërruar në një lider te skuadra bardheblu.


Shtuar 24.08.2020 16:28