Policia Rrugore e
Tiranës vijon kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve
rrugore.
Nisur nga disa shqetësime të qytetarëve të denoncuara në numrin 112, se
drejtues të linjave të
transportit publik qytetas drejtojnë urbanët nën efektin e alkoolit apo nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor,
Policia Rrugore e
Tiranës në orët e para të mëngjesit ka ushtruar kontrolle të befasishme me disa pika kontrolli në segmente të ndryshme, duke kontrolluar dhe testuar drejtuesit e autobusave të
transportit urban qytetas dhe
transportit të specializuar për parashkollorët dhe nxënësit e shkollave.
Në funksion të këtij Plani janë realizuar 142 teste me aparatin alkoolmatës "Drager" dhe vetëm një
drejtues mjeti i linjës të
transportit urban qytetas, përkatësisht i linjës Kombinat-Kinostudio i cili drejtonte një autobus artikular nën efektin e alkolit, rezultoi në testin e parë 0.22 mg/l dhe në testin e dytë 0.23 mg/l.
Gjithashtu është monitoruar linja e
transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy
drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera.
Policia Rrugore e
Tiranës falënderon edhe një herë qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, si dhe apelon për denoncim të çdo shkelje
rrugore, duke bërë të mundur parandalimin e aksidenteve, krijimin e lehtësirave për përdoruesit e rrugës si dhe rritjen e sigurisë së jetës në rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 13:38