Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen këtë muaj

Brenda këtij muaji pritet të zhvillohet një takim mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës/kryeministri Besnik Bislimi, në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Evropian, ku u shpreh se takimi do të zhvillohet brenda muajit tetor.

Por ai theksoi se “kjo ende nuk është konfirmuar”. “Pritet që gjatë muajit tetor të organizohet një takim por ende nuk është e konfirmuar”, tha Bislimi.

Takimi i fundit mes dy liderëve është mbajtur më 18 gusht të këtij viti, ndërsa në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përveç Bashkimit Europian, janë përfshirë SHBA, Gjermani e Francë.