Kahn thur elozhe për Onana: Një ndër pesë portierët më të mirë në botë

Andre Onana ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga portieri legjendar, Oliver Kahn, aktualisht CEO i Bayern Munchen.

“Ai është një nga pesë portierët më të mirë në botë. Onana është i shkathët, shpërthyes dhe i shpejtë. Ai është fizikisht i fortë. Plus ka cilësi të shkëlqyer për të nisur aksionin”, është shprehur Kahn për “Bild”.

Rikujtojmë se Onana do të jetë portieri  i Interit sezonin e ardhshëm./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.04.2022 09:17