Do vdesim këtu! Grekët sfidojnë hapur Turqinë (VIDEO)

Pëlqej
Greqia ka parashikuar shpenzime më të mëdha ushtarake gjatë dy viteve të fundit për shkak të tensioneve të larta në Egje me Turqinë, të cilat herë pas herë i kanë sjellë vendet në prag të një lufte reale.

Gjatë ditës së djeshme, autoritetet ushtarake helene kanë publikuar një video nga forca e atyre ajrore duke bërë një paralelizëm me ushtrinë e Leonidës në betejen e Termopileve, shkruan Albeu.com.

"Ne do të vdesim këtu"., është zëri që dëgjohet në sfond gjatë videos duke i dhënë një mesazh të qartë Turqisë.

Kohët e fundit mes dy vendeve ka patur një retorikë lufte, ndërsa arrestimi i dy ushtarëve grek një muaj e gjysmë më parë i ka tensionuar edhe më tej raportet. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori