Ish-partnerja e Ledian Agallijaj i jep fund beqarisë?

Romanca e lindur në “Dancing with the Stars” mes Elhaida Danit dhe partnerit të saj në kërcim, Ledianit, është kritikuar jo pak nga publiku, nisur nga fakti që balerini në nisjen e spektaklit ishte në një tjetër marrëdhënie me një vajzë, prej shumë vitesh.

Bëhet fjalë për bukuroshen Ditjona Bora. Kjo e fundit ka qëndruar e distancuar duke mos bërë asnjë reagim për lidhjen e Ledianit me Elhaidën.

Ditjona është tepër aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka festuar 35-vjetorin e lindjes, ku së bashku me miqtë e saj ka organizuar një festë.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale ajo ka treguar se ka marrë dhuratë dy unaza shumë të bukura dhe me humor dhe ka përdorur frazën që thonë vajzat i japin fund beqarisë. “Unë thashë POOO”, shkruan ajo teksa e shoqëron frazën me një emoji me të qeshur, dhe shton se kjo është një dhuratë nga stafi për 35-vjetorin e lindjes”.


Shtuar 10.09.2023 19:20