Një javë më parë, ish-konkurrentja e spektaklit Love Story në TV Klan, Enxhëll Lengo, ndërpreu ceremoninë e trëndafilave me një videomesazh ku i kërkonte Saimirit të rikthehej.
Ajo theksoi se ishte e dominuar nga emocionet dhe ndaj e mori atë vendim dy javë më parë, për t’u tërhequr.
Ndërkohë,
Saimiri u shpreh se do ta mendonte dhe përgjigjen do ta jepte pikërisht sonte.
Saimiri deklaroi se e respekton
Enxhëllin dhe fjalët e bukura që ajo i tha, por ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin me vajzat e tjera.
Ai gjithashtu theksoi se për dashurinë duhet luftuar.
“Në fakt ishte një moment emocionues sepse nuk e prisja fare, m’u deshën disa ditë të mendohem, por mendoj se për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo t’i kthesh kurrizin.
Shtuar më 01/02/2021,
ora 22:22