"Do nxjerrim të palara tronditëse", Arjoni i "Përputhen" dhe Shqipja bëhen bashkë (FOTO&VIDEO)

Si me prezencën e saj në shown Përputhen edhe me largimin, Shqipja ka qenë një ndër konkurrentet më me shumë zhurmë.

Edhe pas largimit ajo ka marrë pjesë në disa Intervista ku ka folur kryeisht kundër emisionit dhe ka bërë mjaft akuza.

Por edhe në Instagramin e saj nuk bën më pak deklarata, si për ofendimet ndaj Melisës apo akuzat ndaj Elvisit e të tjerë konkurrentëve.

Por së fundmi ajo ka shpërndarë një video të Arjonit ku duket se pas debateve që kishin në studio që në përballjen e parë, ata i kanë lënë aty dhe jashtë kanë vazhduar miqësinë.

Në videon e shpërndarë Arjoni shprehet:



"Shqipen nuk e kam takuar, por do ta takoj shumë shpejt. Bashkë do të nxjerrim disa të palara që janë rreth e qark. Dhe po ju them janë disa të palara shumë tronditëse. S'po them asnjë fjalë më tepër se kuptohet qartë".

Por Shqipja nuk e ka lënë pa një mbishkrim po ashtu ngacmues:

"Vetëm fol kujt do 'i bëjmë golin se unë gati jam. Por nuk do të takohemi vetëm për atë, por na ka marrë dhe malli", shprehet ajo duke befasuar ndjekësit e shumtë që numëron në rrjet.


Shtuar më 03/12/2020, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori