"Do armatos popullin", Tahiri zbulon video skandalin që sikletos keq Ilir Metën (VIDEO)

Zarfi by albeu
Pëlqej
Dy ditë më parë, presidenti i zgjedhur Ilir Meta lëshoi një deklaratë të fortë nga fshati Rraboshtë i Lezhës duke thënë se do të armatoste popullin nëse policia nuk kapte dhunuesit e mbështetësit të LSI-së.

Por, fill pas kësaj deklarate që mori jo pak vëmendjen e mediave, në video u fiksua momenti kur kandidati i LSI-së në këtë zonë, ish-kreu i bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj i fuste të dhunuarit në zarf në xhep.

Nuk dihet se çfarë kishte brenda zarfit, por fakti që ai ia dha fshehurazi tregon një të vërtetë të madhe sipas ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Shih e shkruaj thote populli, se sado te shkruash kur sheh keshtu skenash, cdo fjale eshte e tepert…"., -shkruan Tahiri në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori