Djaloshi i inatosur dhe mësimi që i jep babai (VIDEO)
Një djalosh ishte shumë agresiv dhe babai mendoi që t'i jepte një mësim. Një ditë i dha disa gozhdë dhe një çekiç duke i thënë që të ngulte nga një të tillë për çdo herë që do të ishte i inatosur.

Djali ishte mjaft i inatosur ditën e parë dhe nguli mjaft gozhdë. Ky "truk" e bëri të zgjuar, aq sa filloi të mendonte se ishte më mirë që të ruante durimin se sa të ngulte gozhdë.

Kështu, filloi të ngulte çdo ditë e më pak gozhdë, deri sa një ditë nuk nguli asnjë.

Shkoi tek babai duke i thënë se atë ditë e kishte ruajtur durimin.

Babai e mori përdore duke i thënë: Tani hiq nga një gozhdë për çdo ditë që do të jesh i duruar.

Pas disa javësh djaloshi arriti t'i hiqte të gjitha gozhdët nga gardhi.

Kur e pa babai i tha: Shumë mirë bir, ia dole! Por, tani gardhi s'do të jetë më si më parë. Ashtu si gozhdët, edhe fjala e lëshuar pa u menduar bën një plagë në trup. Sado që të kërkosh falje, shenja mbetet. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2017, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori