Djali 10-vjeçar i Donald Trump mezi qëndron zgjuar gjatë fjalimit të babait (VIDEO)
Ishte padyshim nata më e rëndësishme në jetën e Donald
Trump kur ai u zgjodh
Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por për
djalin e tij të vogël,
Barron, entuziazmi ishte i papërballueshëm.
10 vjeçari mezi i mbajti sytë hapur gjatë
fjalimit të babai të tij në orën 3 të mëngjesit pasi u votua si
Presidenti i 45 në Amerikë.
Barron është filmuar duke fërkuar sytë e duke u lëkundur teksa u përpoq të qëndronte zgjuar.
Pavarësisht se është vetëm 10 vjeç, kritikat në Twitter nuk kanë ndaluar për
djalin e Presidentit të ri.
Disa komentuan se ai u mërzit nga fjalimi i
Trump, e ndërkohë të tjerë këmbëngulën se ai duhet të ishte duke fjetur në shtëpi.
“Kur djali yt nuk do të të shohë të bëhesh president”, shkruante një përdorues.
Shtuar më 09/11/2016,
ora 21:08