Zjarret në Sazan, Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë

Teksa zjarri në Sazan është në ditën e tretë, duket se Shqipëria ka mundur të sigurojë një mjet ajror për shuajtjen e flakëve.

Avioni zjarrfikës Canader ka ardhur nga Greqia në ndihmë të vendit tonë.

Ai do të jetë gati të ndërhyje në qoftë se do gjykohet nga ekspertët herët në mëngjes.

Lajmi është bërë i ditur nga dikasteri i Mbrojtjes i cili njofton se avioni Canadair CL 415 vjen si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, “Emergency Response Coordination Centre” (ERCC).

Më herët Agjencia Kombtare e Mbrojtjes Civile kishte bërë një kërkesë drejtuar këtij mekanizmi të Bashkimit Europian.

Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë, duke parë se vendi ynë nuk ka pasur asnjë helikopter në dispozicion për shuarjen e flakëve./albeu.com/