"Dinamo është Milani i Shqipërisë", shpërthen Faruk Sejdini: Në cilin vend të botës prishen fusha dhe bëhen zyra?
I ftuar në studion e emsionionit Sport News Plus në News 24, trajneri i mirënjohur, Faruk Sejdini, nuk ka duruar, teksa ka shpërthyer, ndërkohë që presidenti Koço Kokëdhima ishte duke folur për bojkotin dhe 4 kërkesat e Ligës së Futbollit:


“Z.Koço më dole atje ku s’po mbaj më. A e dini ju se këtë nuk ia bën as Shevçenko (Lukashenko) i Bjellorusisë sportit të vet?! Dinamo është Milani i Shqipërisë. E morën klubin e nxorën në rrugë dhe asnjë nuk hapi gojë? Pse?

Ma gjeni ju këtë dhe dalim edhe te kjo. T’ia marrin Milanelon Milanit dhe ta nxjerrin përjashta. Në çfarë vendit të botës prishen fusha dhe bëhen zyra?! Janë 2 bunkera, u bë edhe një tjetër. Kush do të stërvitet atje. Ekipet e të rinjve nuk pranojnë tifoza. Shumë e drejtë është kjo që keni ju. Jam kundër bojkotit.

Të gjendej një zgjidhje. Klubet kanë të drejtë sepse këto janë kërkesa reale dhe të nevojshme, por ku po shkojmë kështu? Nëse asnjë nga palët nuk tërhiqet, çfarë do të ndodhë? Do të shkojë shumë keq futbolli. Ku jeni ju klubet profesioniste dhe ju z.Kokëdhima që jeni ndër presidentët më të vjetër e nuk ngrini zërin? A e dini se kush ia mori terrenet Dinamos, atje ku stërviteshin 150 fëmijë në ditë? Ia mori “nëna” e vetë, sepse federata është “nëna” e klubeve apo jo? Po si ka mundësi që nuk flisni për këto?

Të gjithë presidentët ngaqë i fërkonte Armando Duka, duke iu bërë nga një fushë sintetike. asnjëri nuk u ndje”, u shpreh veç të tjerash Sejdini.
Shtuar më 20/09/2020, ora 22:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori