Dikur shante Veliajn me "libër shtëpie" tek "liqeni" sot merr projekte prej tij, ja si përgjigjet Eljan Tanini (VIDEO)
Fotoja e arrestimit nga Policia e Shtetiti të Eljan Taininit gjatë protestave kundër ndërtimeve që Bashkia e Tiranës po bënte në Parkun e Liqenit Artificial bëri xhiron e mediave online atëkohë duke nxitur një reagim të ashpër ndaj asaj se çfarë po i bëhej shoqërisë civile.

Mirëpo, një foto kur ai "tok" dorën me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, kundër të cilit po protestonte duke përdorur edhe akuza tepër të forta si edhe fitimi i projekteve nga bashkia për ndërtime të reja në të njëjtën zonë e kanë kthyer atë në qendër të kritikave nga vetë personat, me të cilët protestonte muaj më parë, shkruan Albeucom.


Përballë ketyre akuzave nga vetë shokët e tij të idealit, Eljan Taini ka folur në emisionin "Oktapod" të Turjan Hyskës duke thënë se dorën do t'ja jepte edhe Hitlerit për mirënjohje duke mos mbajtur inat.

"Unë jetoj më të ardhura pak më poshtë se mesatarja, jetoj në një shtëpi me dy prindërit e mi dhe cfarë fitoj e kam nga puna ime. Madje te ardhurt që kam ruajtur po fillojnë të më pakeesohen".
Shtuar më 11/02/2017, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori