Dikur mundi nazistët, por sot taku legjendar rus bëhet shkak për të qeshura (VIDEO)
Tanku sovjetik T-34 u rrëzua ndërsa përpiqej të ngjitej në një rimorkio të transportit të enjten (23 gusht) në Kursk të Rusisë.

Incidenti është filmuar nga një spektator që po merrte pjesë në një paradë ushtarake për të përkujtuar 75 vjetorin e Betejës së Luftës së Dytë Botërore në Kursk.

Një nga episodet e betejës afatgjatë të Kurskut përfshinte luftën më të madhe të tankeve në historinë njerëzore – Betejën e Prokhorovskës.

Tanku T-34 u bë simbol i fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.
Shtuar më 24/08/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori