Dielli siç nuk e keni parë asnjëherë (VIDEO)
Në videon e saj më të unsit NASA tregon Diellin në detajet më të imëta. Pamjet janë kapur në kuadër të projektit "|Thermonuclear art" nga Observatori i Dinamikës Diellore. Për realizimin e kësaj videoje, Dielli është fotografuar një herë në 12 sekonda në 10 gjatësi të ndryshme vale të dritës ultraviolet.

Ekipi që realizoi videon thotë se pamjet tregojnë zjarrin bërthamor të yllit që i jep jetë planetit tonë, duke na ofruar një këndvështrim të ri mbi lidhjet e Tokës me forcat e mëdha të sistemit diellor.

Specialistët e NASA-s thonë se ekipit i janë dashur 10 orë punë për çdo minutë të videos. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2015, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori