Së shpejti, diagnostikimi i tumoreve do të kryhet me një shikim të vetëm

Viti i fundit ka patur risi teknologjike pothuajse revolucionare, në veçanti për sa i përket përdorimit të AI, ose më mirë inteligjencës artificiale. Programe si Chat GPT dhe të tjera sot po ndryshojnë mënyrën e të kërkuarit dhe të përpilimit të teksteve, ku mjaftojnë tashmë pak sekonda për të marrë përgjigje komplekse dhe tejet të saktë teorikisht mbi çdo fushe të njohur.

Këto programe që bazohen në analizën e avancuar dhe të kryqëzuar të dhjetëra mijëra tekstesh, së shpejti do të thjeshtësojë edhe metodat e ekzaminimit mjekësor.

Një nga këto mundësi është botuar së fundmi në Journal of Clinical Oncology, një nga revistat mjekësore më prestigjioze në fushën e kërkimeve antitumorale.

Aty, studiuesit e qendrës onkologjik e Mass General në bashkëpunim me hulumtuesit e universitetit MIT të Bostonit, kanë prezantuar Sybil, një software i bazuar pikërisht në inteligjencën artificiale i cili sipas tyre ka kapacitetin që duke u bazuar në disa fotografi ose video të pacientit të parashikoi rrezikun e tij për të zhvilluar një tumor në 6 vitet e ardhshme, në veçanti tumorin në mushkri.

Eksperimente të tjera me AI në fushën mjekësore po zhvillohen nga ekipe të ndryshme mjekësore në vende të ndryshme, si përshembull për sëmundje të lëkurës dhe problemeve konjitive, edhe pse rruga ka ende disa pengesa të mëdha, dhe algoritmi që falë inteligjencës artificiale jep si përgjigje një krahasim mes dy filozofëve nuk ka të njëjtin impakt dhe përgjegjësi si për diagnozën e një pacienti.

Por rruga duket gjithsesi e shtruar dhe në të ardhmen parashikohet që këto instrumente të jenë pjesë e pandashme të vizitave klinike.


Shtuar 18.01.2023 17:12